Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën armë të gjata e municion (Foto)

Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në tri (3) lokacione, në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar:
· 1 AK-47 me 10 fishekë;
· Karikatorë;
· 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike;
· 1 Pistoletë -Zoraki (me gaz);
· 1 Pushkë e gjatë automatike.
Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

