Arrestohen dy persona në Mitrovicë, rrahen me shufra hekuri viktimën e bën për spital

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.
Të arrestuarit kishin sulmuar me shufra hekuri viktimën, të cilit i kanë shkaktuar plagë të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë – Jug / 04.09.2025 – 20:50. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/.