09:22 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Mushtisht

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Mushtisht të Suharekës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar./Indeksonline/