75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 2 persona, në Pejë, për posedim droge

Policia në Pejë, të enjten pasdite ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Gjatë kontrollit në bagazh është gjetur dhe konfiskuar 20.3 gramë substancë e dyshuar narkotike, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarve.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/