Arrestohen dy persona në Pejë për sulm ndaj policëve

Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas policisë, gjatë intervenimit një nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.