12:09 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prishtinë, falsifikuan patentë shoferë zvicerane

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar të komuniteti Ashkalinj.

Kjo pasi, të njëjti kanë falsifikuar dokumente, përkatësisht patentë shofer zvicerane për persona tjerë,  duke përfituar shuma të ndryshme parash.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/