Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën armë dhe fishekë

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur armë dhe fishekë. Në njërin nga rastet nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
“ Prishtinë 30.10.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në rastin tjetër policia gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, ka gjetur një pistoletë dhe 15 fishekë.
“Prishtinë 30.10.2024 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Indeksonline/