75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / FR

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën narkotikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi atyre u është gjetur lëndë narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar 3.8 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuana.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 18.09.2024-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë një kontrolli u janë gjetur dhe konfiskuar 3.8 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.