75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prishtinë për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët dyshohen se kanë kontrabanduar emigrantë.

“Janë  arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të  lartcekur si dhe dyshim për falsifikim dokumenti.  Si prova materiale janë konfiskuar disa pajisje  që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/