Arrestohen dy persona në Prishtinë për posedim substancash narkotike

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të realizuar rreth orës 20:30, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 428.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave si dhe disa qese plastike të zbrazëta që dyshohet se shërbenin për paketim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa tjetri është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse hetimore./IndeksOnline/