75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prishtinë për therjen me thikë të 17-vjeçarit

Dy persona, të moshës 17-vjeç, janë arrestuar mbrëmë nga Policia në Prishtinë, për rastin e therjes me thikë të bashkëmoshatarit të tyre në lagjen Ulpiana në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është lirar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Komunikata e plotë e Policisë dërguar mediave:

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën: A. K , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. L , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (është liruar në procedurë të rregullt) dhe Sh. M , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë./Indeksonline/