75 Mall Live Search
08:35 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia konfiskon një pistoletë dhe 14 fishekë

Dje sipas raportit zyrtar nga Policia e Kosovës janë arrestuar dy persona.

Fillimisht rasti i parë ka ndodhur në “Rrugën B”, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një revole me 8 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën ‘’Egnatia’’, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/