75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prishtinë, tentuan të thyejnë hyrjet e banesave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se të njëjtit janë kapur në hyrje të një blloku banesor duke tentuar të thyejnë hyrjet e banesave.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/