75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / S Z

Arrestohen dy persona në Prizren, kanosën pjesëtarët e KFOR-it

Dy persona janë arrestuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, pasi që kishin kanosur disa pjestarë të KFOR-it, derisa po qëndronin në një lokal.  Rasti është cilësuar si rrezikim i personelit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

“Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. .