Arrestohen dy persona në Prizren për shit-blerje të drogës

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 37 qese me substancë te dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 113.69 gram, një peshore elektrike, para të gatshme 15 €, qese të zbrazëta për paketim të narkotikëve, një telefon dhe motoçikleta elektrike.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa për një rast tjetër të ndodhur një ditë më parë, policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar i cili është marrë me shitblerje të narkotikeve.
I njëjti pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Më të dy rastet po merret njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/