75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prizren, recidivistë të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, të akuzuar për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë”.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Arrestohen dy persona për veprat penale  “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë”

Prizren, 11 shtator 2020

Më 11 shtator 2019 rreth orës 01:45  policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”, e cila është duke ndodhur në Prizren, me njëherë njësitet relevante policore kanë shkuar ne vendin ku ishte duke u kryer vepra penale vjedhje, ku në flagrancë  është arritur  të kapeshin, identifikohen dhe të arrestoheshin dy persona te cilët ishin brenda ne lokalin ku ishte duke u kryer vjedhja.:

Te dyshimtit e ndaluar janë:

SH.M i lindur më 1987 dhe

A.D i lindur më 1993

            Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në shume raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku gjate periudhës kohore mars-shtator  kanë vepruar ne qytetin e Prizrenit. Te dyshuari ne pranin e avokatit mbrojtës janë intervistuar ne lidhje me rastin ne fjalë, ku përveç  këtij rasti ata kanë pranua edhe rastet tjera te cilat i kanë kryer. Ne cilësinë e provave materiale është sekuestrua perkosishtë një automjet te tipi Audi me targa vendore, të cilin te dyshuarit e kanë përdor gjate kryerjeve te vjedhjeve. Hetuesit e stacionit policor ne Prizren se bashku me njësitet tjera ne mënyrë intensivë janë duke u marr me gjetje dhe sekuestrimin e gjësendeve te vjedhura nga ana e te dyshuarave.

Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

            Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.

/Foto Ilustrim/