75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / k.v

Arrestohen dy persona në Suharekë, sekuestrohet një armë dhe mallra të vjedhura

Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor Suharekë ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Vjedhje e rëndë” , në të cilin rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Me datë 08.02.2023 hetuesit kanë pranuar një informatë se në shtëpinë  e njërit prej  të dyshuarve në fshatin Samadraxhë dyshohet se ka dëshmi që lidhen me rastin në fjalë .

Me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar për krime te përgjithshme i cili ne koordinim me Gjykatësin   e procedues paraprake ka dhënë urdhëron gojorë për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të  dyshuarit në fshatin Samadraxhë .

Gjatë kontrollit të shtëpisë në prezencë të dy familjareve si dëshmitar janë gjetur dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin e vjedhjes si:

-Një Pushke automatike Ak-47 kalibri 7,62 mm , dy (2) karikator të zbrazur, Katërdhjet (40) cope fishekë të kalibrave të ndryshme dhe shumë mallra të ndryshëm që dyshohet që janë mallra të vjedhur në raste të  ndryshme. 

Arma  me municion si dhe mallrat e gjetura në konsultim me prokuroret kujdestar janë sekuestruar si prova materiale.