08:18 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në veri të Mitrovicës, u konfiskohen narkotikë dhe një mulli për bluarje

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë të jugut, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli për bluarje.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/