Arrestohen dy persona në Viti, dyshohet se ‘shqetësuan’ një serbe në shtëpinë e saj
Më datën 22 shkurt të këtij viti, ankuesja serbe shtetas e Kosovës me banim në Viti ka raportuar në stacionin policor në të njëjtën komunë se persona të panjohur kanë gjuajtur me gur në dritare e shtëpisë së saj.
Ngjarja kishte ndodhur në ora 01:30, kurse në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë njësitet patrulluese, ku edhe janë gjetur disa copëza të tjegullave në ballkonin e shtëpisë.
“Sipas ankueses dëme materiale nuk ka pasur por vetëm që janë shqetësuar anëtarët e familjes. Njësitet e hetimeve të stacionit policor Viti, pas një pune mirë të organizuar operative, 03 mars 2019 kanë identifikuar dy persona të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës të cilët janë arrestuar, nga ana e polcisë.Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme se këta persona janë të involvuar në veprën e cilësuar si ‘shqetësim”, thuhet në komunikatën për media.
Të dy personave të dyshuar në këtë rast u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/