75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona nën dyshimin për të shtëna me armë

Janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një revole, shtatë fishekë, dy gëzhoja dhe një predhë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ndodhi në magjistralen Pejë-Rozhajë./Indeksonline/