10:17 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / L K

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore, pasi pas një kontrolle i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një thikë.

Një person është arrestuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në komunë e Podujevës.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në një çantë  dore i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  me shtatë copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

“Podujevë Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK./IndeksOnline/