Arrestohen dy persona për fajde në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët dyshohet se merren me fajde.
Arrestimi i tyre ndërlidhet me një rast të ndodhur me 25 shkurt të këtij viti, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri në arrest shtëpiak.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/