75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 27 Mars 2025 / k.v

Arrestohen dy persona për fajde në Prizren, u sekuestruan armë dhe automjete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të fajdesë në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës mashkull kosovar, duke kërkuar përfitime të kundërligjshme dhe duke e detyruar atë të veprojë në dëm të pasurisë së tij. 

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve dhe në një automjet të tyre, policia ka sekuestruar: 

Një pistoletë me 13 fishekë

Një pushkë ajrore

42 fishekë cal. 9×19 mm 

Një fishek cal. i panjohur 

Dy automjete

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/