15:02 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona – kontrabandonin mallra

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Gjilanit, ka hasur në dy persona të dyshuar, të cilët në furgonin e tyre kishin ngarkuar një sasi të mallrave të kontrabanduara.

“Më 21.11.2019 Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte njëri nga dy të dyshuarit. Pas kontrollimit të këtij furgoni është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth katërdhjetë (40 ) arka birrë, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave ku vlera e këtij malli sipas njërit nga të dyshuarit sillet rreth 400 euro (katërqind euro)”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin personat e dyshuar të arrestuar janë

Zh. R          i lindur më 1962  M /Kosovar/Serb

G. S            i lindur më 1972  M /Kosovar/Serb

Personat e lartcekur janë shoqëruar në stacion policor ku njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjestar i Policisë së Kosovës dhe me këtë rast është njoftuar edhe IPK-ja (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë bërë intervistimin e të dyshuarit (zyrtar policor) të përfshirë në rast.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Furgoni si edhe malli i dyshuar për kontrabandim është sekuestruar deri në përfundimin e procedurave të parapara me Kodin e Procedurës Penale.