Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Sot, rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor.
Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para është mësuar se të dyshuarit I.N i moshës 64 vjeçar dhe B.N, 40 vjeçar, pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K i moshës 35 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.