75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Arrestohen dy persona për rrahjen te autolarja në Pejë

Indeksonline sot ka raportuar për një rrahje pranë një autolarje te shkolla teknike “Shaban Spahiu” në Pejë.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi për Indeksonline tha se dy persona kanë rrahur një tjetër të cilit edhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe për momentin janë duke u intervistuar.

Sot rreth orës 18:20 Policia është njoftu për një rrahje në rrugën “Esat Mekuli” pikërisht në autolarje. Dy persona e kanë sulmuar një person tjetër. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë identifikuar dy të dyshuarit të cilët janë arrestuar. Për momentin janë duke u intervistu. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë cilësuar dy vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, u shpreh Gashi./Indeksonline/