75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 04 Gusht 2023 / k.v

Arrestohen dy persona për rrëmbimin e 30-vjeçarit në Prishtinë

Një 30-vjeçar nga Prishtina ka raportuar të mërkurën mbrëma në polici se është rrëmbyer nga një person dhe për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër të dyshuar.

Mbajtja e viktimës dyshohet se u bë në fshatin Vasilevë të Drenasit, me pretendimin se viktima ka një borxh ndaj të dyshuarve.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit (familjarë) dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rrëmbimi po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/