Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Pejë, emrat e tyre

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Pejë për shitblerje të narkotikëve gjatë ditës së sotme.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të arrestuarit janë Valon Radoniqi dhe Diamanta Dukella, e cila është liruar në procedurë të rregullt.
IndeksOnline ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës në Pejë, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ata nuk janë përgjigjur.