75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / k.v

Arrestohen dy persona për sulm të rëndë fizik në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm të rëndë fizik ndaj një qytetari, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre të ndodhur në Prishtinë. 

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit fillestar në QKMF, është transferuar për hospitalizim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). 

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë./IndeksOnline/