75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 24 Mars 2025 / mp

Arrestohen dy persona për të shtëna me armë

Drejtoria rajonale e policisё nё Pejё, stacioni policor Klinё, më 3.03.2025, rreth orёs 08:00, ka pranuar informatё se nё fshatin Dollc-Klinё, ka tё shtёna me armё.


Policia menjëherë ka shkuar nё atё loakcion dhe kanё indetifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin ai nuk ka pranuar se kishte shtёnё me armё. Pas kontrollit nga policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar:
 njё (1) armё automatike AK47
 njё (1) karikator i tё së njëjtёs armё
 njёqind e tetёdhjetё e tre (183) fishekë kal: 7.62×39
 gjashtё (6) gёzhoja kal:7.62×39

Nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e stacionit policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar:
 njё(1) mortajё dore 69/40
 njё (1) karikator i AK47
 tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39
 nёntё fishekë kalibër i panjohur

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.