Arrestohen dy persona për tentimvrasjen në Rekë të Kaçanikut

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik pasi të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në tentimvrasjen e ndodhur në fshatin Rekë, me 7 mars të këtij viti.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 31.03.2021 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/