75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narkotikëve në Prishtinë

Hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (NjHTN) në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë realizuar një aksion policor që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konfiskuar:

  • 1.68 kilogramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë,
  • 13 gramë substancë e dyshuar si kokainë,
  • pesë bimë kanabisi me gjatësi prej 10 deri në 30 cm,
  • një peshore digjitale,
  • dy telefona celularë,
  • qindra qese për paketim të narkotikëve dhe
  • 740 euro para të gatshme.

Të dyshuarit, M.I. (mashkull kosovar, i lindur në vitin 2002) dhe M.I. (mashkull kosovar, i lindur në vitin 1997), po përballen me dy vepra penale:

  • “Blerja, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”, dhe
  • “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/