75 Mall Live Search
17:51 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / LB

Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nga policia nën dyshimet për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Personat e dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftim