Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Prishtinë – konfiskohen dy motorrsharra

Tre persona janë arrestuar në fshatin Milefc të Prishtinës nën dyshimin se kanë dëmtuar rrethojën.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se njëri prej të dyshuarve pas arrestimit është liruar. Kurse, të arrestuarve i janë konfiskuar dy motosharra.
“Fsh. Milefc, Prishtinë 11.07.2025-16:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë në vazhdimësi kanë prerë dru dhe ia kanë dëmtuar rrethojën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ata janë konfiskuar dy motosharra, pas intervistimit njëri i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.