Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Mbrëmë rreth orës 23:40 , Njësia e Hetimeve e stacionit policor në
Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune
intensive hetimore, ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet : SH.S
( M/K) dhe F.Z (M/K) që të dy të moshës 27 vjeçar, me dyshimin se me
datën 10.11.2021 kanë kryer vjedhje në Shtime .
Në lidhje me këtë, policia të dy personat e dyshuar i ka shoqëruar në
stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit të tyre , në prani edhe
të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të
mëtejme hetimore.
Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në
arrati.