Dy persona në pranga, për vrasjen e Sefer Berishës
Sefer Berisha, 57- vjeçar ishte gjetur pa shenja jetë në veturën e tij më 4 gusht të vitit 2018, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë ishte konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.
Lidhur me këtë ishte arrestuar, në shtator, një person si të dyshuar, N.RR, 51-vjeçare si e dyshuar për vrasjen e tij.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar.
“Malishevë 04.08.2018 – 09:30. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shqiptare dhe ata me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa më poshtë gjeni njoftimin e policisë pas ngjarjes së 4 gushtit 2018.
“Më 04. 08. 2018 në orën 09:30 Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se ishte një person pa shenja jete.
Menjëherë policia me të gjitha njësitet relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës S.B . 57- vjeçar kosovar-shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë më 4 gusht 2018./IndeksOnline/