17:22 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm’

Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë  në kuadër të Stacionit
Policor “Jugu” në Mitrovicë,  kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale  ‘sulm’.


Arrestimi i dy të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të dy
shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe
dyshime të arsyeshme se dy të dyshuarit me datën 24 shtator 2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës 21 vjeçar.


Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokuroi i rastit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “sulm”.


Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të
dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.