12:33 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona të dyshimtë, nga Fushë-Kosova kryen vjedhje në Berivojcë të Kamenicës

Gjatë mesnatës, Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit policor të Kamenicës kanë vërejtur  një veturë të dyshimtë me tabela 01 e cila  ishte e parkuar në një vend në  Fshati Berivojcë –Kamenicë .

Pasi vetura e  dyshimtë me të vërejt policinë  largohet nga vendi ku ishte e parkuar dhe nuk ndalet në urdhëratë  e policisë për tu ndalur  dhe e njëjta   fillon të lëvizë me një shpejtësi të madhe në drejtim të Gjilanit.

“Menjëherë janë ndërmarrë veprime  për ta ndalë veturën e dyshimtë dhe me ndihmë të një patrulle të Trafikut Rajonal të Gjilanit vetura është arrit të ndalet  ndalet në fshatin Përlepnicë Komuna  Gjilan. Në veturë  ishin dy persona të dyshuarit : I. Sh. (1987) , dhe  B. S.   (1979)  që të dy shqiptar shtetas të Kosovës me banim në  Fushë Kosovë. Ne automjetin  që ata drejtonin gjatë kontrollit janë  gjetur tredhjet e dy (32) copë  shufra  të bakrit të dimensioneve te ndryshme me peshë afër 120 kg., që dyshohet të jenë të vjedhura nga trafo- stacionet e rrymës elektrike në ish fabrikën e pllakave XIQ  ‘’Karaqeva ‘’ në fshatin Berivojcë komuna Kamenicë , vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë e konsiderueshme sipas pronarit”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u bë e ditur se sendet e gjetura janë konfiskuar nga ana e hetuesve policor në cilësi të provave materiale për gjykatë .

Dy të dyshimtit  janë arrestuar nga ana e Policisë, ata janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.

Me urdhër te prokurorit te shtetit iniciohet rast ,,Vjedhje e rende”, ndërsa të dyshuarit dërgohen ne mbajtje për 48 orë .

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/