Arrestohen dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje- Policia konfiskoi gjashtë granata dore!
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, një mashkull dhe një femër, për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë dhe gjashtë granata dore.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/