Grabitja e parave në market/ Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës dhe të njësitit të hetimeve të përgjithshme- Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën grabitje.
Rasti ka ndodhë sot rreth orës 08:00, në një market, në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, ku personat e dyshuar kanë grabitur një shumë parash.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit, të cilët pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy personat e dyshuar: L.I., mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.M., mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.