15:24 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Në Stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.

Me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit: S. M., i lindur me 1988 dhe F.B., i lindur me 1992.

Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.