09:15 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / k.v

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj .

Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është  arrestuar  personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’  me dënim burgimi prej një (1) viti.

Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është  arrestuar  personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pylli ’’  me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.