75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / k.v

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj, dyshohen për vjedhje të rëndë

Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga 2 vjet: N.A., 20 vjeç dhe E.R., 22 vjeç.

Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje “Vjedhje e rëndë në vazhdim”’ .

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rëzistencë tek i pandehuri N.A., i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./IndeksOnline/