75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / k.v

Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata

Në 24 orët e fundit,  njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri kanë arrestuar dy persona te kërkuar me urdhëresa gjykate.

Në Mitrovicë është arrestuar V.S., 34 vjeçar, i kërkuar me urdhëresë Gjykate për veprën penale “sulm”. Pas proceduarve të nevojshme i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa në Vushtrri, është arrestuar M.K., 37 vjeçar, po ashtu i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprën penale “ lëndim i rëndë trupor’. Sipas policisë, pas proceduarve të nevojshme, 37-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.