75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona, u gjenden armë e municion

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, më 26 shkurt  2019, pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dy persona për përfshirje në veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse’. Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit: F.G. (m/k/sh) dhe  SH.M. (m/k/sh, i mitur)

Policia si prova materiale tek i mituri ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë. 

Ndërsa në fshatin Studenqan të Suharekës, tek i dyshuari F.G., janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushke automatike, një karabinë, dy pistoleta, treqind e katër (304) fishekë kalibra të ndryshëm, një shufër metalike, pesë karikatorë (dy të AK 47 dhe tre të pistoletave) dhe nëntë (9) krehër fishekë.

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 gjegjësisht 24 orë.