Arrestohen dy persona, u konfiskohen dy pistoleta, 23 fishekë, 13 mijë euro e substancë narkotike

Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme ka arrestuar dy persona.
Kjo pasi që gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe sekuestruar: 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy pistoleta me 23 fishekë, 13 360 € para të gatshme dhe një peshore e vogël digjitale.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/