75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Arrestohen dy persona, u konfiskohen substancë narkotike, telefona e para të gatshme

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë.

Kjo pasi që gjatë kontrollit te ata janë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 44 gramë, tre telefona dhe para të gatshme në vlerë rreth 305 euro.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/