17:33 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy personat e dyshuar për rrëmbimin e sotëm në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikoj dhe arrestojë dy personat e dyshuar të cilët gjatë ditës së sotme me dhunë kanë future një grua në veturë, përcjellë Indeksonline.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se rrëmbimi i gruas ka ndodhur për mosmarrëveshje familjare.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka  bërë të ditur dy personat e arrestuar për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, sot ka pranuar informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuat kanë future një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë, me qytetarët dhe mediat reagime këto që kanë rezultuar në identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacionin policor ku edhe po intervistohen. Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Indeksonline/