75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy personat që tentuan të vjedhin në ‘Albi Market’

Indeksonline dje raportoi për një tentim vjedhje në ‘Albin Market’ më lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Sot policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy personat që tentuan të vjedhin në këtë market, transmeton Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se kanë tentuar të hapin me përdorim force një hipermarket. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.