75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy pjesëtarë të një familje në Gjilan, u rrahën mes vete!

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Gjilan, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare ka filluar rrahja në mes tyre.

Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka marrë tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/